Sot do të mbahet varrimi i tij

Sot do të mbahet varrimi i tij

Trupi i Emiliano Sala ka mbërritur në Argjentinë, i cili sot do të varroset.

Trupi u dërgua në Progreso, rreth 538 km në veriperëndim të kryeqytetit, Buenos Aires.

Sulmuesit do t’i jepet lamtumira e fundit gjatë ditës në atdheun e tij pasi aeroplani që po udhëtonte për në Cardiff, ku ishte transferuar në janar nga Nantes, u rrëzua në Kanalin Anglez më 21 janar.  Ekipi kërkimor arriti të gjente rrënojat e avionit në fundin e Kanalit të La Manshit, teksa në bord ishin vetëm futbollisti dhe piloti.