Trusti pensional pësoi rënie prej 85 milionë eurosh

Demi: Kemi kthim për dy për qind të mjeteve të humbura

Kursimet Pensionale të kontribuesve kosovarë të menaxhuara nga Trusti pensional në vitin 2018-ë pësuan rënie prej 5.2 për qind. Shprehur në shifra janë humbur rreth 85 milionë euro për shkak të rënies se vlerës së aksioneve në tregjet financiare ku janë të investuara kursimet e kosovarëve.

Përplasja e ashpër tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, si: ngadalësimi i rritjes ekonomike globale ishin disa nga arsyet që kanë goditur tregjet financiare, duke u reflektuar kështu edhe tek fondet e Trustit.

Sipas zëdhënësit të Trustit, Jeton Demit ka kthim për dy për qind të mjeteve të humbura. Me z.Demi bisedoi kolegu Bahtir Cakolli./21Media

Back to top button