Në 75 vjetorin e lindjes së profesorit Ukshin Hoti

Në 75 vjetorin e lindjes së profesorit Ukshin Hoti

Sot duke filluar nga ora ora 11:00 pritet të mbahet tryeza shkencore “Mendimi politik e shkencor i Ukshin Hotit për zgjidhjen e çështjes shqiptare në kontekstin evropian”.

Tryeza shkencore mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe, ndërsa paraprakisht do të vizitohet shtëpia muze e Ukshin Hotit.

Tryeza organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe mbahet në 75 vjetorin e lindjes së profesorit Ukshin Hoti.