TSMC mposhti Samsung-un në garën për prodhuesin ekskluziv të çipave Apple

TSMC mposhti Samsung-un në garën për prodhuesin ekskluziv të çipave Apple

Prodhuesi më i madh i çipave në botë disa muaj më parë u shfaq si opsion kryesor për prodhimin e çipave Apple A13, të cilët do të gjenden në modelet iPhone për vitin 2019.

Në këtë mënyrë, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) sërish mposhti Samsung-un në garën për prodhuesin ekskluziv të çipave të Apple.

Megjithëse modelet më të reja iPhone këtë vit sapo kanë parë shkëlqimin e ditës, Apple duket se ka vendosur tashmë që prodhuesi tjetër i çipave të jetë një kompani nga Tajvani.

TSMC në këtë mënyrë do të jetë në gjendje për të konsoliduar dominimin në tregun global, për shkak të faktit se ishte zgjedhur si prodhues ekskluziv për çipat Apple A12, A11 dhe A10 në vitet e fundit.

Përveç marrëveshjes me Apple, pritet që TSMC të lidhë kontrata me kompanitë AMD, Huawei, MediaTek, Nvidia, Qualcomm, duke iu falënderuar prodhimit superior të TSMC-së në procesin 7nm.

Duke marrë parasysh se çipi 7-nm Apple A12 Bionic tashmë ka bërë që iPhone XS dhe XS Max të jenë shumë të shpejt, çipi A13 pritet të sjellë përmirësime dhe veçori shtesë për modelet e ardhshme iPhone.