Ai nuk e lejon ta vizitojë në burg

Ai nuk e lejon ta vizitojë në burg

Qysh prej ndarjes nga Onur Saylak, nuk kanë ndalur thashethemet për aktoren e njohur turke Tuba Buyukustun. U përfol për një lidhje me biznesmenin turk Umut Evirgen , e si pasojë e kësaj ky i fundit është prapa grilave. Krejt kjo ndodhi për shkak të interesimit të madh të mediave për jetën private të bukuroshes. Evirgen sipas raportimeve kishte rrëmbyer me forcë aparatin fotografik të gazetarit të “Milliyet”, pasi që ky i fundit kishte fotografuar biznesmenin bashkë me aktoren.

Umut Evirgen u arrestua me 22 qershor, e së fundmi në mediat turke raportohet se Tuba Buyukustun ka dashur që ta vizitojë atë në burg por nuk e ka lejuar vet Evirgen “Nuk dua të më shohësh këtu”, citohet të ketë thënë ai. Ndërkohë që biznesmeni pritet që sot të dalë para gjyqit.

Ndryshe Tuba më 5 qershor zyrtarisht i ka dhënë fund martesës me aktorin Onur Saylak me të cilin ka dy vajza binjake./21Media