“Cavani nuk e ka ritmin e duhur”

“Cavani nuk e ka ritmin e duhur”

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka thënë se Edinson Cavani do të duhet të mësohet me konkurrencën e Icard-it.

Cavani dje luajti në formacionin e parë në ndeshjen ndaj Brest. Por, në minutën e 85-të u zëvendësua nga Icardi, i cili shënoi golin e fitores.

Tekniku gjerman ka thënë se uruguaiani duhet të garojë me argjentinasin për të luajtur në formacionin e parë.

“Cavani nuk e ka ritmin e duhur. Duhet të mësohet me garën. Është vështirë të garosh me një sulmues që është në formë të mirë. Por nuk ka zgjidhje tjetër, pos ta pranojë situatën dhe të vazhdojë të punojë. Ndonjëherë je në një fazë kur ndihesh mirë. Mauro është në këtë fazë”, deklaroi ai.

PSG është në vendin e parë në tabelë me 30 pikë, nëntë më shumë se Angers që janë në vendin e dytë.