"Ndonjëherë zemërohet keq edhe pse nuk është e nevojshme"

“Ndonjëherë zemërohet keq edhe pse nuk është e nevojshme”

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka thënë se nuk është lehtë për ta menaxhuar yllin e skuadrës Neymar.

Neymar mbetet i lidhur me rikthimin te Barcelona.

Tekniku gjerman ka thënë se kapiteni i Brazilit ka zemër të madhe, mirëpo nuk e shfaq këtë gjë, andaj nuk është lehtë për ta menaxhuar.

“Nuk është lehtë për ta menaxhuar. Ka zemër të madhe, fatkeqësisht nuk e shfaq këtë gjë. Ndonjëherë zemërohet keq edhe pse nuk është e nevojshme. Kënaqemi së bashku dhe gjithmonë i tregoj të vërtetën. E pranon, por është vështirë”, ka deklaruar ai.

Sot PSG do të luajë kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të Ligës së Kampionëve.