Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Ka tash e një kohë që mediat rozë u vërshuan me lajme për ndarjen e Robert Berishës dhe Nora Istrefit dhe menjëherë u spekulua edhe për ndarjen e Patrisit dhe Tunës. E shkak për këtë ishin disa fotografi që Tuna i publikoi nga pushimet, ku ishte vetëm pa Patrisin dhe djalin e tyre. Megjithatë këto spekulime i hodhi poshtë artistja e mirënjohur, shkruan rtv21.tv

Por, thashethemet nuk morën fund edhe përkundër reagimit të artistes. E edhe më shumë u shtuan dyshimet meqë Patrisi tash e një kohë u zhvendos në Amerikë larg familjes, ku po zhvillon profesionin e tij.

Ndonëse jetuan larg njëri-tjetrit për një kohë, ata sot u bashkuan. Tuna dhe djali i tyre zhvendosën në Amerikë për një kohë. Përmes disa storieve artistja e mirënjohur njoftoi se tashmë ndodhet atje.

Po kalojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit./21Media