Tuna mendon se prekja e luanit “i sjell fat”

Tuna mendon se prekja e luanit “i sjell fat”

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu është duke i shijuar disa ditë pushimi larg aktiviteteve të përditshme.

Ajo gjatë këtyre pushimeve vizitoi Kopshtin Zoologjik në Madagaskar, atje ku kafshët lëvizin të lira në ishull.

Nga kjo vizitë Tuna për ndjekësit e saj në rrjetet sociale publikoi imazhe të ndryshme, në të cilat shihet shihet mjaft e lumtur teksa pozon me kafshët.

Në njëren prej këtyre fotografive, Tuna shihet duke e kapur një luan për bishti, teksa ka shkruar se ka dëgjuar që kjo gjë i sjell fat.

“Thonë se të prekësh një luan të bardhë të sjell fat, kështu që është e qartë se jam përpjekur shumë”, kanë qenë fjalët e këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

Walking with lions at @caselamauritius , one of my best experiences so far… Zaza & Matala wish I could take u home 😝

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

“Nuk ma do zemra” titullohet projekti i fundit i Tunës, të cilin e solli në muajin gusht dhe deri tani në Youtube numëron mbi 2 milionë klikime. /21Media