Tuna flet për albumin e ri

Tuna flet për albumin e ri

Këngëtarja e mirënjohur, Altuna Sejdiu më 8 Mars ka promovuar albumin e saj të ri të titulluar “Fortuna”, në një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë, shkruan rtv21.tv

Albumi i Tunës përmban shtatë këngë ndërsa dy prej tyre janë bashkëpunime, njëri me artsitin e mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, kurse bashkëpunimi tjetër është me këngëtarin Yll Limani.

Këngët ende nuk janë publikuar në Youtube, ndërsa Tuna ka thënë se padurim pret që t’i marrë përshtypjet pasi ta lexojnë siç thotë ajo romanin e shkrirë në shtatë kapituj.

“Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura”, ka shkruar Tuna në Instagram.

Ndryshe, Tuna pas një pauze dy vjeçare u rikthye në skenën muzikore shqiptare me dy këngë,  “Chonga” dhe bashkëpunimin me Seven Saraqin, “Maria” që është publikuar në tetor të 2018-së./21Media