Tuna e lumtur me birin e saj

Tuna e lumtur me birin e saj

Çifti i njohur i estradës shqiptare, Tuna dhe Patris po duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv.

Pas ndarjes së Norës dhe Robertit u përfol edhe për një ndarje të mundshme mes Tunës dhe Patrisit mirëpo Tuna e mohoi ndarjen e tyre me një gjest të saj. Tuna së fundmi ka ndërruar mbiemrin në llogarinë e saj në Instagram, kështu duke e vendosur mbiemrin e Patrisit.

Por, sot instrumentisti i njohur i Filharmonisë së Kosovës, Patris Berisha ka postuar një foto në Instagram, të gruas dhe djalit të tij. Tuna me Tianin shihen duke e shijuar së bashku xhakuzin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TianPatriSejdi (@tianpatrisberisha) on

 Çifti i njohur janë martuar në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre kanë sjell në jetë Tianin më 2 maj të vitit 2017.

Ndryshe, “Nuk ma do zemra” titullohet projekti i fundit i Tunës, të cilin e solli në muajin gusht. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani në Youtube numëron mbi 2 milionë klikime./21Media