Pamje nga koncerti i Tunës

Pamje nga koncerti i Tunës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna, dje ka performuar në një klub nate në Zvicër, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Tuna ka publikuar një fotografi në të cilën dukej tërheqëse me kostumin që kishte veshur për performacën e saj.

Fotografi ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj në Instagram.

Tuna në Zvicër ka performuar së bashku me këngëtarin e njohur, Yll Limanin.

Ndryshe, “Amoni” është projekti i fundit muzikor që Tuna e ka publikuar më 29 tetor. Kënga deri tani ka arritur mbi 800 mijë klikime në Youtube./21Media