Turneu fillon në vitin 2018 për të vazhduar edhe në 2019-ën

Turneu fillon në vitin 2018 për të vazhduar edhe në 2019-ën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu- Tuna pasi që u rikthye në skenën muzikore me dy projekte të reja, siç duket ka planifikuar të nis edhe një Turne Europian.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një foto të postuar në rrjetin social Instagram. “Europe Tour 18/19 shumë shpejt”, ka shkruar Tuna në imazhin e publikuar.

Turneu do të fillojë së shpejti gjatë vitit 2018 për t’u vazhduar në 2019-ën, shkruan rtv21.tv

Kënga e fundit e Tunës ishte “Maria” në bashkëpunim me Seven Saraqin, këngë kjo e cila deri më tani ka marrë mbi milionë 1 klikime në kanalin Youtube./21Media