Ditë e veçantë për Tunën

Ditë e veçantë për Tunën

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna është njëra ndër femrat më të përfolura të estradës, sonë si nga ana profesionale ashtu edhe private.

Për Tunën sot është një ditë e veçantë pasi që ajo sot feston ditëlindjen e 34-të, shkruan rtv21.tv

Edhe për kundër moshës që ka, Tuna me pamjen dhe stilin duket si të ishte në të 20-tat.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja ka marrë urime të shumta nga personat e dashur të saj, miqtë e kolegët e shumtë.

Artistja dhe partneri i saj Patris Berisha janë bërë prindër të një djali në muajin maj të 2017-së, çifti djalin e tyre e kanë pagëzuar me emrin, Tian.

Tuna në bazë të postimeve në rrjetet sociale duket se është një nënë mjaft e përkushtuar për djalin.

Sa i përket anës profesionale, Tuna aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit “Fortuna” që e publikoi muaj më parë.

“A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit “Fortuna” duke numëruar mbi  16 milionë të tilla në kanalin Youtube./21Media