Tuna publikon imazhe nga fotosesioni

Tuna publikon imazhe nga fotosesioni

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Altuna Sejdi-Tuna është duke e shijuar suksesin e albumit “Fortuna” që e publikoi muaj më parë.

Krahas këtij suksesi, artistja ka qenë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku numëron mijëra ndjekës, përcjell rtv21.tv

Së fundmi në rrjetin social, Instagram, Tuna ka publikuar dy imazhe ku shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli. “Dashuria i jep ngjyrë gjithckaje…”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotografive.

 

View this post on Instagram

 

Dashuria i jep ngjyrë gjithçkaje…

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

Siç duket, Tuna është e lumtur jo vetëm me sukseset në jetën profesionale, por edhe me jetën bashkëshortore.

Artistja është bërë nënë e një djali që e ka pagëzuar me emrin, Tian në muajin maj të 2017-së.

“A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit “Fortuna” duke numëruar 11 milionë të tilla në kanalin Youtube./21Media