Tuntev dëshmon për ngjarjet e 27 prillit

Ai tha se me këtë garniturë s’ mund të ndriçojë ngjarjet e 27 prillit

Deputeti i LSDM-së, Tomislav Tuntev para pak çastesh doli nga Prokuroria Publike në të cilën ishte i thirrur si dëshmitar për ngjarjet e 27 prillit, në Kuvend.

Tuntev tha se edhe pse nuk ka qenë i lënduar ai ka përjetuar një traumë të thellë e cila do mbetet gjatë në kujtimet e tij. Ai shpreson se një fatkeqësi e tillë asnjëherë mos të përsëritet dhe se institucionet e këtij shteti deri në fund do ta ndriçojnë këtë rast, shkruan tv21.tv.

Tuntev thotë se ka qenë i sulmuar verbalisht dhe i kercënuar dhe se në çdo moment i rrezikuar me jetë. Ai nuk beson se kjo Prokurori Publike me këtë garniturë do t’i ndërrmerr parasysh dëshmitë e tyre, por se garniturë re në Prokurorinë Publike do ta merr përsipër rastin e 27 prillit dhe do të veprojë sipas ligjit./21Media

Back to top button