Messi tregoi se votoi Sadio Manen  për çmimin "The Best"

Messi tregoi se votoi Sadio Manen  për çmimin “The Best”

Lionel Messi pranoi se është ‘turp’ të shohësh sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Manen të përfundojë në vendin e katërt në renditjen Topit të Artë për vitin 2019.

Messi e fitoi për herë të gjashtë në karrierën e tij në Paris të hënën këtë trofe prestigjioz, duke mposhtur konkurrencën e Virgil van Dijk, shokut të skuadrës së Manes.

26 vjeçari gjithashtu ka shënuar tri gola në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë verë, ku kombëtarja e tij, Senegali ishte mund në finale nga Algjeria.

“Është turp të shohësh Manen të përfundojë në vendin e katërt”, deklaroi Messi,

“Ylli” i Barcelonës shpjegoi gjithashtu pse votoi për Manen për çmimin e FIFA-s “The Best”.

“Unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjidhje një lojtar të veçantë. Por unë zgjodha Sadio Mane (për çmimin The Best), sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Mane zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm me ekipin e Liverpoolit, prandaj e zgjodha. E përsëris, ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë”, përfundoi argjentinasi.