Në Antali edhe kreu i FHK-së, Eugen Saraçini e Izet Gjinovci!

Në Antali edhe kreu i FHK-së, Eugen Saraçini e Izet Gjinovci!

Në Antalia, të Truqisë, ka nisur Kongresi i 36-të i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit,  që njëherësh është edhe Kongres zgjedhor.

Në fjalën hyrëse, kryetari, Hasan Mostafa, tha ndër të tjera se gjatë katër vjetëve, shtëpia e parë botërore e hendbollit ka arritur rezultate dhe si e tillë ka ndikuar në zhvillimin dhe masivizimin e këtij sportit pothuajse në të gjitha kontinentet!

Me këtë rast, duke i theksuar disa nga aktivitetet dhe ndërmrrajet e suksesshme, Mostafa nuk e la pa e përmend Kosovën, si organizatore e suksesshme e siparit të Botërorëve të shteteve në zhvillim!

Mostafa, disa herë e ka vizituar Kosovën dhe ka qenë përkrahës i madh për pranimin e hendbolli tonë. Sëkëndejmi, është kandidati i vetëm për mandatin e ri dhe u zgjodh aklamacion edhe për 4 vjet!

Federata e Hendbolli të Kosovës po përfaqësohet nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci, ndërsa propozimi i tyre që të zhvillohet edhe Botërori në zhvillim në konkurrencën e femrave u duartroiktë dhe u aprovua!/21Media