Turqi: Refuzohet peticioni për anulimin e referendumit

Komiteti i lartë zgjedhor i Turqisë ka hedhur poshtë peticionin për anulimin e referendumit për zgjerimin e kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan, transmeton AP.

Është thënë se anëtarët e këtij komiteti votuan dhe rezultati i votimeve ishte 10:1 kundër anulimit të referendumit.

Rezultatet jo zyrtare tregojnë se në referendumin e së dielës mbi 51 për qind e votuesve u shprehën për zgjerimin e kompetencave shtesë për shefin e shtetit të Turqisë.

Back to top button