Turqia anulon fluturimet drejt Italisë shkaku i koronavirusit
Ministri i Turqisë nuk ka treguar se sa do të qëndrojë masa
Duke nisur prej mbrëmjes së të shtunës, Turqia vendosi të anulojë fluturimet e pasagjerëve me Italinë, Irakun dhe Korenë e Jugut.
Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca. Përmes një njoftimit në Twitter ai u shpreh se anulohen fluturimet drejt vendeve të cekura më lart, por nuk ka dhënë afate se sa do të qëndrojë kjo masë.
Kujtojmë që, në Itali ka shkuar në mbi 1049 persona numri i të prekurve nga koronavirusi./oranews