Turqia arreston mbi 300 persona të lidhur me Gulenin

Autoritetet akuzojnë Gulen për organizimin e grusht-shtetit më 15 korrik 2016

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për 324 persona të dyshuar për lidhje me imamin, Fetullah Gulen.

Arrestimet janë kryer në disa provinca, si dhe në rajonet më të gjera të Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit. Më shumë se 760 njerëz janë arrestuar javën e kaluar në të gjithë Turqinë.

Që nga grusht-shteti i dështuar i vitit 2016, 55.000 njerëz janë arrestuar në Turqi dhe 140.000 janë pezulluar nga puna ose janë shkarkuar.

Autoritetet akuzojnë Gulen për organizimin e grusht-shtetit më 15 korrik 2016, por Gulen, i cili jeton në SHBA, kategorikisht ka hedhur poshtë akuzat.

Back to top button