Sulm ajror pas tërhiqjes së SHBA-ve

Sulm ajror pas tërhiqjes së SHBA-ve

Forcat turke kanë nisur sulmet ajrore dhe tokësore kundër forcave kurde pranë kufirit të Sirisë me Irakun, vetëm disa orë pasi SHBA-të njoftuan se do të tërhiqeshin nga rajoni.

Sulmet ajrore kishin objektiv pozicionet e Forcave Demokratike Kurde dhe Siriane (SDF) në provincën al-Hasakah në veri-lindje të Sirisë, sipas agjencisë së lajmeve SANA, e cila fillimisht raportoi se nuk kishte viktima nga sulmet.

Radioja shtetërore siriane konfirmoi gjithashtu se Forcat Ajrore turke filluan një sulm ajror në një pikë kontrolli në kufirin Siri-Irak, e cila shkatërroi dy ura. Kjo pikë kontrolli kontrollohet nga detashmentet arabe-kurde të Forcave Demokratike Siriane

Raporte të tjera sugjerojnë se Turqia kishte në shënjestër policinë kurde të YPG, të cilën Ankaraja e shikon si një grup terrorist dhe që është pjesë e SDF./21Media