Turqia dënon një gjykatës të OKB-së

Përkundër imunitetit diplomatik

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se vendimi i Turqisë, për të dënuar një nga gjykatësit e organizatës botërore, është shkelje e imunitetit diplomatik dhe e rregulloreve që obligojnë ligjërisht.

Gjykatës Ajdin Sefa Akaj, nga radhët e Mekanizmit të OKB-së për Tribunalin Ndërkombëtar për Krime, u dënua nën akuzat se ka qenë pjesëtar i një grupi terrorist. Ai mund të dënohet me shtatë vjet burg, nëse refuzohet ankesa e tij në Gjykatën e Apelit.

Ndarazi, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, pati protesta, për shkak të dënimit të një deputeti sekular nga radhët e opozitës. Enis Berberogllu nga radhët e Partisë Popullore Republikane është dënuar më 25 vjet burg, nën akuzat se i kishte përcjellë mediave informata të besueshme.

Ai akuzohet se ka dhënë dëshmi, të cilat flasin për atë se shërbimi turk i inteligjencës kishte dërguar armë në kufi me Sirinë, rrëfim ky i cili hidhëroi tej mase Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan./21Media

Back to top button