Turqia e gatshme të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri i Turqisë e konfirmoi këtë

Turqia është e gatshme që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila është në fuqi që nëntë muaj, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan fitoi në referendumin kyç për zgjerimin e kompetencave të tij, raportojnë të hënën televizionet CNN Turk dhe NTV.

Zëvendëskryeministri i Turqisë Nuretin Xhanikli konfirmoi për televizionin A Haber se lidhur me këtë çështje do të diskutohet në takimin e sotëm, transmeton AFP.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi ishte vendosur pas grusht-shtetit të dështuar të 15 korrikut të vitit të kaluar.

Back to top button