Ushtria turke me sukses ka përfunduar operacionin “Mbrojtja e Eufratit” në Siri, njoftoi të mërkurën Këshilli turk për Siguri Nacionale

Ushtria turke me sukses ka përfunduar operacionin “Mbrojtja e Eufratit” në Siri, njoftoi të mërkurën Këshilli turk për Siguri Nacionale

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

“Operacioni që ka nisur me qëllim që të mbrohet siguria nacionale, dhe mbrojtja nga kërcënimet e Shtetit Islam dhe që refugjatët sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre ka përfunduar me sukses”, thuhet në kumtesë.

Turqia kishte nisur operacionin më 24 gusht të vitit të kaluar, për të pastruar kufirin me Sirinë nga islamikët dhe kurdët e partisë PYD, që të dyja organizata të cilat Ankaraja zyrtare i klasifikon si terroriste/21Media