Ndërtimi i shtëpive pritet të përfundoj në korrik të këtij viti

Ndërtimi i shtëpive pritet të përfundoj në korrik të këtij viti

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum tregoi që ndërtimi i banesave në zonën e Laçit është një porosi e Presidentit Recep Tayyip Erdogann ndërsa kërkoi nga qeveria që brenda janarit t’i dorëzojë truallin për të nisur ndërtimin.

“Ne duam të ndihmojnë vëllezërit shqiptarë që ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Shpresojmë që brenda janarit të na dorëzohet trualli për ndërtimin e 500 shtëpive. Kompleksi i banesave do të ndërtohen sipas të gjitha standardeve dhe traditës shqiptare dhe me të gjitha infrastrukturën e nevojshme për shërbimet publike ndaj komunitetit”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënvizoi se ndërtimi i banesave të reja në Laç do t’i japë fund edhe përmbytjeve në zonën e Laçit, pasi përveç ndërtimit të banesave do të ketë edhe punime në infrastrukturë publike.

Ndërtimi i 500 shtëpive në zonën e Laçit, e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit pritet të përfundojë brenda korrikut të këtij viti.

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdogan më 29 nëntor ka bërë të ditur se do të ndërtojnë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Nga tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit, humbën jetën 52 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë./21Media