Çavuşoğlu tha se Turqia gjithmonë do të jetë në mbështetje të Maqedonisë

Çavuşoğlu tha se Turqia gjithmonë do të jetë në mbështetje të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili qëndron për vizitë pune në Maqedoni, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, deklaroi se “në hapësirat e Ballkanit, por edhe më gjerë, mendojmë se Maqedonia është mjaftë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin”, raporton aa.

Çavuşoğlu duke i uruar suksese në punë homologut të tij, tha se Turqia gjithmonë do të jetë në mbështetje të Maqedonisë. Ai tha se në 25 vite të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve janë bërë hapa të rëndësishme dhe përparim si në marrëdhëniet politike, ashtu edhe në fushat tjera.