Turqia fiton ndeshjen me katër gola epërsi

Turqia fiton ndeshjen me katër gola epërsi

Turqia ka mundur përfaqësuesen e femrave të Kosovës në hendboll në grupmoshat U19.

Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 28:24, përcjell rtv21.tv

Kjo ishte edhe ndeshja e parë që u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian Divizioni B për grupmoshën U19, e cila u mbajt në Lituani.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e dytë do ta zhvillojë të martën me Çekinë, kurse të enjten me Ishujt Faroe./21Media