Tosun shënoi golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar dje

Tosun shënoi golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar dje

Turqia mund të ndëshkohet nga UEFA për mënyrën e festimit, në fitoren 1-0 kundër Shqipërisë.

Në minutën e 90-të pas një gabimi të mbrojtësve shqiptarë, Cenk Tosun shënoi golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar dje, në kudër të kualifikimeve për Euro 2020.

Turqia festoi në mënyrë të shfrenuar, duke kapërcyer mbrojtëset e reklamave pasi arritën një fitore të rëndësishme për Europianin 2020.

Por, pasi u kthyen në fushë, pothuajse i gjithë ekipi përshëndeti tifozët në mënyrë ushtarake, me dorë te koka.

Sipas The Sun, kjo është bërë për të mbështetur aksionet ushtarake të Turqisë në Siri kundër kurdëve.

Forcat turke kanë nisur sulmet ajrore dhe tokësore kundër forcave kurde pranë kufirit të Sirisë me Irakun, vetëm disa orë pasi SHBA-të njoftuan se do të tërhiqeshin nga rajoni./21Media