Tërmeti u ndje edhe në Greqi

Tërmeti u ndje edhe në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi detin Mesdhe, në brigjet e Turqisë perëndimore të enjten, sipas Autoritetit të vendit për menaxhimin e fatkeqësive.

Epiqendra ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash në orën 7:44 të mëngjesit i cili u ndje edhe në ishullin të Rodos së Greqisë.

Guvernatori i një province turke, Esengül Civelek tha se nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, transmeton rtv21.tv.

Javën e kaluar, qyteti më i populluar i Turqisë Stambolli u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.8, duke lënë 8 të lënduar dhe duke shkaktuar panik në të gjithë qytetin./21Media