Si pasojë e sulmit ajror, Turqia prish marrëveshjet me Rusinë

Si pasojë e sulmit ajror, Turqia prish marrëveshjet me Rusinë

Tre civilë kane mbetur të vdekur dhe 12 të tjerë  të plagosur nga një sulm ajror që kanë kryer qeveria siriane mbi autokolonën turke në Idlib.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë e  dha lajmin si dhe e dënoi aktin duke thënë se kanë shkelur marrëveshjet ekzistuese, bashkëpunimin dhe dialogun me Rusinë.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit. Kjo zonë aktualisht është e banuar nga katër milionë civilë, duke përfshirë edhe qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga forcat e regjimit nga qytetet e tyre nëpër vite në shtetin e shkatërruar nga lufta.

Qindra mijëra civilë tashmë janë vrarë si rezultat i kësaj lufte, dhe ekziston frika se do të vdesin edhe më shumë nëse situata vazhdon të përshkallëzohet.