Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Pacolli kërkoi që kjo mbështetja të vazhdojë edhe më tutje

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç.

Ambasadorja Kiliç ka ri-konfirmuar, në emër të shtetit të saj mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtar, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe organizatat ndërkombëtare.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli ka falënderuar ambasadoren  Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit.

Pacolli ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet  ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë reflektuar dhe ri-theksuar vullnetin e dyanshëm për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe në fusha të interesit të përbashkët./21Media

 

Back to top button