Turqia: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Gulen 77-vjeçar, ka jetuar në mërgim të vetëvendosur në shtetin lindor të Pensilvanisë për gati dy dekada

Ministri i Jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se Uashingtoni po konsideron ekstradimin e një kleriku mysliman që Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një grushti ushtarak të dështuar në vitin 2016.

Mevlut Cavusoglu i tha rrjetit televiziv amerikan CNBC se kur presidentët Trump dhe Erdogan u takuan kohët e fundit në samitin e G-20 në Argjentinë, udhëheqësi amerikan tha se SHBA po punon për ekstradimin e Fethullah Gulenit dhe njerëzve të tjerë.

Fethullah Gulen 77-vjeçar, një aleat i dikurshëm i Erdoganit, ka jetuar në mërgim të vetëvendosur në shtetin lindor të Pensilvanisë për gati dy dekada, por Uashingtoni i është kundërvënë kërkesës së Erdoganit për ta ekstraduar për t’u përballur me akuzat se ai drejtoi përpjekjen e grushtit të shtetit.

Back to top button