Turqia urdhëron arrestimin e mbi 1 mijë e 100 personave, dyshohen si “gylenistë”

Ky është një nga operacionet më të mëdha që ka nisur kundër mbështetësve të Gylenit

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 1112 personave që dyshohet se kanë lidhje me klerikun, Fetullah Gylen, i cili akuzohet për orkestrimin e tentativës së grushtit të shtetit në vitin 2016.

Ky është një nga operacionet më të mëdha që ka nisur kundër mbështetësve të Gylenit.

Sipas CNN turk, operacioni është përqendruar kryesisht në Ankara dhe në 76 provinca të tjera, raporton oranews.

Që në nisje të këtyre operacioneve në total janë arrestuar 77 mijë persona. Po ashtu, autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar 150,000 nëpunës civilë dhe personel ushtarak.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Gylen, një ish-aleat i presidentit, Tayyip Erdogan ka mohuar përfshirjen në përpjekjen e grushtit të shtetit.

Back to top button