Turqit azil në Gjermani

Rreth 262 zotërues të pasaportave diplomatike turke aplikojnë për azil në Gjermani

Dyqind e gjashtëdhjetë e dy shtetas turq që zotërojnë pasaporta diploamtike apo shërbimi kanë kërkuar azil në Gjermani, njoftoi sot qeveria gjermane, ndërsa Ankaraja akuzon Berlinin se po mbron bashkëpunëtorët e puçit të dështuar të korrikut.

Ministria e Brendshme gjermane njoftoi se 151 zotërues të pasaportave diplomatike kanë bërë një kërkesë të tillë, si dhe 111 posedues të pasaportave të shërbimit.

Në fund të muajit shkurt, autoritetet gjermane bënë të ditur se 136 persona që zotërojnë një pasaportë diplomatike kishin aplikuar për azil në Gjermani që prej grushtit të dështuar të Shtetit në korrikun e 2016.

Kjo tentativë e grushtit të shtetit e ka detyruar qeverinë e presidentit islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan për të nisur spastrime në masë në të gjithë sektorët e shoqërisë që nga arsimi, media, ushtria dhe gjyqësori./21Media

Back to top button