Tusk dhe Junker mbështesin Zaevin

Mbështetje në zbatimin e reformave dhe formimin e qeverisë së re

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker sot i dërguan urime, kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaevit, me rastin e zgjedhjes së tij për Kryeministër dhe formimin e qeverisë së re.

“Formimi i Qeverisë së re është mundësi për të lëvizur jashtë kornizave të luftës politike e cila e ka kthyer mbrapsht shtetin për një kohë më të gjatë. Periudha e ardhshme është mundësi për Qeverinë e re qe të fokusohet në punë, përmes dialogut konstruktiv me opozitën, drejt qëllimit të përbashkët për anëtarësim euro-atlantik, thuhet në urim./21Media

Back to top button