TV21 mëson: Arrihet marrëveshje mes Zaevit dhe Besës

Zaev ka pranuar dy amendamentet e Besës

Burime brendapartiake nga Lëvizja Besa konfirmojnë për TV21 se tashmë, pas negociatava të stërzgjatura, është arritur një marrëveshje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.

Zaev ka pranuar dy amendamentet e Besës. Te Ligji kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtëtësisë. Gjithashtu te pesë ligjet ku duhet të shënohet shtetësia, do të jetë Maqedonase/qytetar i Maqedonisë së Veriut.

Për këtë pjesë do të ketë edhe marrëveshje me shkrim ku do të definohen afatet e implementimit.

Ndërkaq tek Ligji për letërnjoftimet do të përfshihet edhe përkatësia etnike

Kjo do të thotë se me dy votat e Besës ndryshimet kushtetuese që parashikon Marrëveshja e Prespës do të kalojnë në kuvend.

Back to top button