Twitter ka njoftuar se ka pezulluar 936 llogari dhe operacione,

Twitter ka njoftuar se ka pezulluar 936 llogari dhe operacione,

Rrjetet sociale, Twitter dhe Facebook kanë pezulluar operacione të shumta informacioni, për të cilat ata besojnë se janë mbështetur nga qeveria kineze dhe kanë origjinë nga Kina në një përpjekje për të sabotuar protestat në Hong Kong, thanë kompanitë sot.

Twitter ka njoftuar se ka pezulluar 936 llogari dhe operacione, për të cilat beson se janë veprime të koordinuara që rrjedhin nga autoritetet kineze.

Në deklaratë raportohet se llogaritë ishin vetëm pjesa më aktive e fushatës dhe se një rrjet më i madh i mbushur me spam me rreth 200.000 llogari janë pezulluar para se llogaritë të bëheshin aktive.

Facebook ka bërë të ditur se kishte hequr llogaritë dhe faqet pasi ka marrë një lajmërim nga Twitter. Ky rrjet social pretendon se hetimi ka çuar te njerëzit e lidhur me qeverinë kineze.

Protestat në Hong Kong, të cilat janë një nga sfidat më të mëdha për presidentin kinez, Xi Jingping që nga ardhja në pushtet më 2012 kanë filluar në qershor kundër një ligji ekstradimi që lejon të dyshuarit të gjykohen në shtetin amë – Kinë.

Ligji është pezullua ndërkohë, por protestat janë përshkallëzuar në një luftë më të gjerë për demokracinë në ish-koloninë britanike që ishte kthyer nën kontrollin kinez në vitin 1997.