Ka nisur një hetim në Twitter lidhur me rastin

Ka nisur një hetim në Twitter lidhur me rastin

Rrjeti social Twitter njoftoi se i ndau të dhënat e përdoruesve të tij me reklamuesit pa pëlqimin e tyre.

Twitter vuri në dukje se problemet ishin vërejtur “te zgjidhja e cilësimeve të përdoruesve, të cilat mund të mos kenë punuar siç ishte menduar”.

Ai gjithashtu theksoi se të dhëna të caktuara të përdoruesit, të tilla si kodi i një vendi, mund të jenë ndarë me partnerët e reklamimit që nga maji 2018, edhe nëse përdoruesit nuk kanë dhënë lejen për ta bërë këtë.

Twitter gjithashtu bëri të ditur se që nga shtatori 2018, reklamat mund të jenë duke u bazuar “në përfundime” të bëra në lidhje me pajisjet e përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

Informacionet e tilla mbetën brenda në Twitter dhe nuk përmbanin fjalëkalime ose llogari të postës elektronike, sipas faqes zyrtare të kompanisë.

Boshllëqet u fiksuan në 5 gusht, ndërsa ka nisur një hetim në Twitter lidhur me rastin.