Masa do të hyjë në fuqi këtë vit dhe nuk do të rrezikojë aktivitetin e anëtarëve të ri

Masa do të hyjë në fuqi këtë vit dhe nuk do të rrezikojë aktivitetin e anëtarëve të ri

Rrjeti shoqëror Twitter njoftoi se në të ardhmen nga përdoruesit e ri do të kërkojë adresën elektronike ose numrin e telefonit, si masë shtesë për thyerjen e keqpërdorimeve.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm për mbrojtjen e anëtarëve”, thanë përfaqësues të Twitter për siguri, Del Harwey dhe Joel Roth.

Twitter ka ashpërsuar luftën kundër programeve, të cilat automatikisht dërgojnë porosi dhe përdoren për propagandë, sidomos në politikë.

Rrjeti shoqëror në muajin maj ka identifikuar mbi 9,9 milionë llogari automatike, potencialisht të rrezikshme për përdoruesit e rregullt.