Tymosja e cila po shëndrrohet në epidemi

Tymosja e cila po shëndrrohet në epidemi

Një burrë kalifornian është bërë personi i shtatë që vdiq nga një sëmundje e shkaktuar nga avullimi apo e njohur në Kosovë si “ shisha” në SH.B.A.

40-vjeçari, i cili kishte qenë i sëmurë për disa javë, vdiq gjatë fundjavës pasi pësoi një ‘lëndim të rëndë pulmonar të shoqëruar me avull’, transmeton rtv21.tv.

Shtetet e Kansas, Indiana, Minesota, Illinois dhe Oregon gjithashtu kanë raportuar nga një vdekje nga avullimi apo përdorimi i “ shishas”. Një zyrtare shëndetësor  në Amerikë, Karen Haught paralajmëroi banorët se efektet e avullimit janë shumë të dëmshme.

Përdorimi i ekigareve (shishave) përbën një rrezik të mundshëm për shëndetin e mushkërive dhe potencialisht mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të mushkërive që madje mund të çoj në vdekje”, ka thënë ajo.

Në Amerikë janë identifikuar 380 raste të sëmundjes së mushkërive të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike në 36 shtete dhe Ishujt e Virgjër të Sh.B.A.

Ndërsa, Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo njoftoi për një veprim ekzekutiv urgjent për të ndaluar shitjen e cigareve elektronike me aromë dhe artikujve të avullimit (shishas)

Derisa në Kosovë kjo dukuri është përhapur shumë dhe si duket nuk janë në njohuri për dëmet që mund ti shkaktojë përdorimi i shishas.

Dr. Gëzim Berisha, kardiolog ka shkruajtur rreth kësaj qe tashmë po njihet si një epidemi.

Njëjtë si cigareja edjh shisha përmban agjent toksik që rrisin afinitetin e gjakut për tu trashur duke rritur shancën për bllokim të arterieve dhe sëmundjeve të zemrës. Efektet tjetër negative ka qenë edhe ngurtësimi i arterieve të gjakut dhe aortes duke e zvogëluar elasticitetin e tyre. Kjo pastaj shkakton sulm në tru apo në zemër si dhe crregullime të tjera kardiovaskulare”, ka shkruar mjeku.

Sipas tij, konsumimi i shisha-s shkakton varshmëri dhe tymosja 1 orë e saj është e barabartë me tymosjen e rreth 150 cigareve.

Efekte të tjera të shisha-s në organizëm janë edhe sëmundjet kronike obstruktive te mushkërive, rrit rrezikun për kancer sidomos kancerit të gojës dhe fytit si dhe rrit rrezikun për sëmundje infektive./21Media