71 vjeçarja ka vdekur në vitin 2016

71 vjeçarja ka vdekur në vitin 2016

Një grua në Teksas është arrestuar pasi eshtrat e nënës së saj u gjetën në dy dhoma gjumi në banesën ku jetonin së bashku.

Policia raporton se 71-vjeçarja ka vdekur në vitin 2016, pasi ishte rrëzuar. Ata pohuan se vajza e saj 47 vjeçare nuk ka arritur të sigurojë ndihmë për nënën e saj, që ka vdekur disa ditë pas rënies.

Mbetjet skeletore të gruas u gjetën në një dysheme gjumi, derisa vajza e saj dhe mbesa flinin në dhomën tjetër. Mbesa ishte nën moshën 15 vjeçare në kohën kur ka jetuar me kufomën e gjyshes së saj.

Si rezultat, nëna e saj është akuzuar për “lëndim të një fëmije” nën moshën 15 vjeçare. Vajza është vendosur në kujdesin e të afërmve dhe po merr ndihmë.

Ajo mund të përballet me 20 vite burg dhe gjobë deri në 10 mijë dollarë.

Policia tha se gjyshja ishte anëtare e respektuar e bashkësisë lokale. Ajo kishte punuar si sekretare dhe asistente mësimdhënie në një shkollë lokale për 35 vjet. Kur kishte dalur në pension, kishte punuar për të mbledhur bileta në eventet sportive në Seguin, raporton oranews.