U arrestua i dyshuari për një vrasje të vitit 2014

Viktima ishte raportuar si i zhdukur

Në Sërbovc të Mitrovicë dje u arrestua një i dyshuar serb, i cili dyshohet se më datën 06.03.2014 kishte vrarë një person, i cili ishte raportuar si i zhdukur.

“Me datën 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull serb, i cili me datën 06.03.2014 është raportuar si person i zhdukur.”, njoftoi policia.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button