Ndaj të dyshuarit A.T është parashtruar kallëzim penal

Ndaj të dyshuarit A.T është parashtruar kallëzim penal

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’.

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan ka pranuar disa ankesa nga një subjekt politik për dëmtimin e disa billbordeve të këtij subjekti, të cilat kanë qenë të vendosura në një objekt privat.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, Policia e Kosovës dhe Stacioni Policor në Deçan në koordinim të plotë me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 02.10.2019 kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin A. T., i lindur me 2000 m/k/sh.

“Ndaj të dyshuarit të lartcekur me datën 03.10.2019 është parashtruar kallëzim penal për veprën ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’”, njoftoi sot policia përmes një komunikate./21Media