Personi u ndalua për 48 orë

Personi u ndalua për 48 orë

Një person sot u arrestua për veprën penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” në Pozhoran të Vitisë.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi Liridona Xheladini, zyrtare për informim dhe monitorim të mediave në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

“Mund te konfirmojme qe Prokuoria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar nje person, per 48 ore, me dyshimin se ne fshatin Pozheran ka kryer vepren penale “Parandalimi i ushtrimit te se drejtes per te votuar” nga neni 209, paragrafi 2 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves.”, konfirmoi Xheladini për rvtv21.tv

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinjë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media