U arrestua pasi ekspozoi armën në lokal të natës

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40

Mbrëmë rreth orës 23:40 në lagjën “Arbërira” të Klinës policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili brenda një lokali të natës ka ekspozuar armën e tij që e mbante në brez.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në një lokal të natës ka ekspozuar armën e zjarrit të cilën e mbante në brez. Arma e zjarrit-revole me një karikator dhe gjashtë fishek, kal.7.65 mm, është konfiskuar nga Policia”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Policia bën të ditur se i personi që ekspozoi revolën është intervistuar dhe me vendimin e Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. /21Media 

Back to top button