U arrestua pasi rrahu motrën

Rasi ka ndodhur në Prizren

Policia e Kosovës raporton se dje rreth orës 16:00 në Prizren është arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se ndaj saj ka ushtruar dhunë  vëllai i saj”, bën të ditur policia.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /21Media 

Back to top button