Ky është fëmija i dytë për çiftin

Ky është fëmija i dytë për çiftin

Komediani i njohur, Eddie Murphy u bë baba për të dhjetën herë.

57-vjeçari dhe e fejuara e tij australiane, Paige Butcher u bënë prindër të fëmijës së tyre të dytë, të premten më 30 nëntor. Të afërmit e aktorit e konfirmuan lajmin duke zbuluar edhe peshën e foshnjës. “Të dy, nëna dhe fëmiu janë në gjendje të mirë”, tha një i afërm.

Eric Murphy, djali i parë i Murphy-t, të cilin e ka me të dashurën e atëhershme të tij, Paulette McNeely tani është 29-vjeç. Christian Murphy, 27-vjeç është djali i tij i dytë, me partneren Tamara Hood. Murphy ishte martuar me modelen, Nicole Mitchell në vitin 1993. Ata kanë katër fëmijë nga martesa e tyre 13-vjeçare, Miles Mitchell Murphy, 25 vjeç, Bria Mitchell, 28 vjeç, Shayne Audra Mitchell, 23 vjeç, Zola Ivy, 18 vjeç dhe Bella Zahra, 16 vjeç. Ata ishin ndarë në vitin 2006, shkruan rtv21.tv

Murphy pastaj kishte filluar lidhjen me këngëtaren e Spice Girls, Melanie Brown që rezultoi me lindjen e vajzës së tyre, Angel, 11-vjeçare.

 

Javën e kaluar, Brown përmes një interviste në Good Morning Britain tha se e konsideron Murphy-n si dashurinë e saj të jetës. Brown tregoi se çifti ishin takuar në një darkë në vitin 2006 dhe kishin një tërheqje të shpejtë nga fillimi. Pastaj, ata ishin në lidhje për nëntë muaj dhe ajo mbeti shtatëzënë me vajzën e tyre, Angel. Atë kohë, Brown i tregoi revistës People që Murphy nuk donte ta merrte përgjegjësinë për Angel dhe kishte kërkuar një test të atësisë, që la të kuptohet se ai ishte babai biologjik.

Në vitin 2012, Butcher dhe Murphy kishin filluar lidhjen. Fëmija i parë i çiftit dhe i nënti i Butcher, Izzy Oona Murphy kishte lindur në vitin 2016. Në shtator 2018, çifti kanë konfirmuar fejesën e tyre dhe shtatëzaninë me Max./21Media