Shoferi ankohet

Shoferi ankohet

Një shofer është gjobitur pasi piu ujë në një shishe plastike, ndërsa drejtonte automjetin gjatë një prej ditëve më të nxehta të vitit.

Zyrtari i policisë së Queensland të Australisë, David Johnson ka thënë se pirja e ujit pas timonit mund të jetë e paligjshëme pasi që shoferi mund ta humb kontrollin e makinës, andaj për këtë vendosi ta dënonte 150 euro.

Nëse është kundër ligjit, atëherë unë do të paguaj gjobën, por nuk është e këndshme që të gjobitësh dikë në një ditë me 39 gradë, të cilit i nevojitet uji”, citohet të ketë thënë  ai.

Brock Harris, nga Australia, u ndal nga Policia kur po afrohej te shtëpia e tij pasi punoi 12 orë në nxehtësi 39 gradë Celcius. /21Media