Nga sot filmi në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Nga sot filmi në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Mbrëmë është mbajtur premiera e Filmit “Dy gisht mjaltë”. Në këtë film luajnë moderatori i njohur, Ermal Mamaqi dhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata.

Kjo premierë ka bërë bashkë personazhe publike shumë të njohura, gjithsesi se në sallë nuk ka munguar edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Ka qenë Ermali ai i cili ka hapur eventin duke mbajtur një fjalim falënderues për të gjithë të pranishmit.

Me këtë rast, Ermali me anë të një postimi ka falenderuar Elvanen për atë se çfarë është.

“Të falenderoj për çdo gjë që je“, ka shkruar Ermali në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

@elvanagjataaaa Të falenderoj për çdo gjë që je! 😊😊 . @elvanagjataaaa @2gisht_mjalte

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


Nga sot filmi “Dy gisht Mjaltë” shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

“Dy gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafaj, ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk, Emir Khalilzadeh. Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj. /21Media